Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli, ekipi i 54-t që luan në çerekfinale të Championsit

Napoli debuton sonte në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Skuadra ku me shumë sukses po paraqitet Amir Rrahmani, është ekipi i 54-t që luan në këtë fazë të Championsit, ka njoftuar faqja zyrtare e UEFA-s.

Sa i takon Italisë, Napoli është ekipi i shtatë që paraqitet në çerekfinale të Championsit pas Milanit, Interit, Juventusit, Romës, Lazios dhe Atalantas.

Milani e Napoli takohen nga ora 21:00.