Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani starton, Napoli synon gjysmëfinalen

Napoli do të synojë gjysmëfinalen, teksa pret Milanin në stadiumin “Maradona”, me ndeshjen që do të nisë nga ora 21:00.

Ndeshja e parë në “San Siro” përfundoi 1:0 në të mirë të Rossonerëve.

Amir Rrahmani starton si zakonisht. Ka një karton të verdhë dhe rrezikon skualifikimin në rast se ndëshkohet edhe sonte, dhe Napoli kualifikohet tutje. Gjithashtu, në formacion është kthyer edhe sulmuesi Osimhen.

Milani i beson në sulm veteranit Olivier Giroud.

Napoli (4-3-3) – Meret: Mario Rui, Juan Jesus, Rrahmani, Di Lorenzo: Zielinski, Lobotka, Ndombele: Kvaratskhelia, Osimhen, Politano.

Milan (4-2-3-1) – Maignan: T.Hernandez, Tomori, Kjaer, Calabria: Kruniq, Tonali: Leao, Bennacer, Brahim Diaz: Giroud.