Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milan-Napoli, derbi për vendin e parë

Kampioni i Italisë, Milani, do të luajë me Napolin në “San Siro” të dielën në derbin e Serie A. Milani hyn në këtë ndeshje pas fitores 3:1 ndaj Dinamo Zagrebit në mesjavë, ndërsa fitore me tre gola shënoi edhe Napoli përballë Rangersit.

Napoli mban avantazhin në duelet direkte. Napoli, klub ku është edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka shënuar 12 fitore. Tetë i kanë takuar Milanit dhe 11 të tjerë kanë përfunduar baras. Milani e Napoli kanë statistika të ngjashme në gjashtë ndeshjet e para të edicionit. Kanë nga katër fitore e dy barazime. Napoli ka shënuar 13, ndërsa ka pësuar katër gola, derisa Milani ka shënuar 12 gola kurse ka pësuar gjashtë. Milani do të mbështetet te Rafael Leao që ka shënuar 12 golat e tij të fundit në San Siro, tetë prej të cilëve hapën rezultatin.

Derbi i xhiros së shtatë luhet nga ora 20:45, të dielën.

Të dielën luan edhe Interi, që në udhëtim përballet me Udinesen, nga ora 12:30. Në udhëtim luan edhe Juventusi. Do të jetë mysafir i Monzas, të dielën nga ora 15:00. Juventusi nuk njeh fitore në katër ndeshjet e fundit.