Qendërmbrojtësi grek Kostas Manolas do t’i mungojë skuadrës së Napolit për dy ndeshjet e ardhshme, kanë raportuar të hënën mediumet italiane.
Manolas u dëmtua në ndeshjen e fundit kundër Genoas, të cilën Napoli e humbi me rezultatin 2:1 dhe u detyrua ta lëshojë fushën në minutën e 68-të.
Ky lëndim, ka bërë që Manolas t’i mungojë Napolit për dy ndeshjet e rëndësishme, atë kundër Atalanas në gjysmëfinale të Kupës së Italisë dhe me Juventusin në kampionat.
Napoli të mërkurën mbrëma luan ndeshjen e kthimit kundër Atalantas pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë kurse me Juventusin do të përballet të shtunën mbrëma. Manolas këtë edicion ka 22 paraqitje për Napolin në të gjitha garat.