Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli barazon rekordin e edicionit 2017/2018

Napoli po kalon sezon fantastik në krye me trajnerin Luciano Spalletti.

Napolitanët kanë arritur tetë fitore në po aq ndeshje këtë sezon në Serie A.

Me 24 pikë, është në vendin e parë, me dy pikë më shumë se Milani.

Tetë fitore të njëpasnjëshme, Napoli i kishte arritur edhe në edicionin 2017/2018.

Në atë kohë drejtohej nga trajneri Maurizio Sarri. Në ndeshjen e xhiros së nëntë kishte barazuar me Interin 0:0.

Ndërkaq, në total kishte 14 ndeshje pa humbje, duke shënuar 12 fitore dhe dy barazime.

Edhe Napoli cakton pasardhësin e Contes Futboll 3 j. më parë Napoli cakton pasardhësin e Contes

Në xhiron e nëntë, Napoli mund të vendos rekord të ri për fitore radhazi. Do të jetë mysafir i Romës.

Pjesë e rëndësishme e përbërjes së parë të Napolit në ndeshjet e fundit është edhe mbrojtësi nga Prishtina, Amir Rrahmani.