Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Como e sfidon Napolin

Napoli

Pavarësisht tri barazimeve radhazi, Napoli është lider në Serie A me 56 pikë.

Napoli lëshoi pikë në tri ndeshjet e fundit, por formën e skuadrës së drejtuar nga trajneri Antonio Conte nuk e shfrytëzoi Interi.

Interi pësoi dy disfata në katër ndeshjet e fundit. U mposht nga Juventusi dhe Fiorentina.

Interi ka dy pikë më pak se Napoli dhe është në pozitën e dytë.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, me Napolin të dielën nga ora 12:30 do të jenë mysafirë të Comos.

Edhe Como synon ta ndalë hovin e Interit Futboll 3 muaj më parë Como synon ta ndalë hovin e Interit

Kjo ndeshje i takon javës së 26-të të Serie A. Napolitanët shpresojnë të kthehen te fitorja.

Te Como pritet të mungojë sërish Mërgim Vojvoda për shkak të lëndimit.

Como ka 25 pikë dhe renditet në pozitën e 13-të.

Edhe Interi shpreson të kthehet te fitorja, kur të shtunën nga ora 20:45 e pret Genoan. Genoa e zë vendin e 11-të me 30 pikë.

Të shtunën nga ora 18:00 Milani luan në udhëtim te Torino.

Milani në mesjavë u eliminua nga Feyenoordi në Ligën e Kampionëve dhe do të mundohet të reagojë në kampionat.

Edhe Në Itali luhet për vendet e Championsit Futboll 2 muaj më parë Në Itali luhet për vendet e Championsit

Në elitën e futbollit italian, “kuqezinjtë” kanë 41 pikë në vendin e shtatë.

Torino renditet në pozitën e 12-të me 28 pikë.