Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nainggolani tek Interi, Santon e Pastore te Roma

Interi ka konfirmuar kompletimin e transferimit të Radja Nainggolanit nga Roma.

Mesfushori 30-vjeçar ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Interin.

Në anën tjetër, nga Interi te Roma ka kaluar mbrojtës Davide Santon. Ai ka nëshkruar kontratë që e mban në kryeqytetin italian deri më 2022.

Te Roma është transferuar edhe Javier Pastore nga Paris Saint-Germaini.

29-vjeçari sot ka kryer testet mjekësore te klubi italian.