Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nainggolan pranon se bisedoi me gjigantin anglez

Radja Nainggolan ka pranuar se ka folur me menaxherin e Chelseat, Antonio Conte lidhur me një transferim të mundshëm te ekipi londinez.

Në një intervistë për Sky Sports belgu ka thënë se i pëlqen Premier Liga, duke paralajmëruar se në fund të këtij sezoni do të vendosë për të ardhmen e tij.

“E shikoj shumë [Premier Ligën]. Shumë shokë luajnë atje. Është liga më e mirë në botë”, ka thënë Nainggolan.

“Duhet të marrim vendime në jetë. Tani po kaloj një sezon të mirë. Kur të hapet afati kalimtar do të flasim përsëri”, ka shtuar ai.

“Po. Kam folur me të [Antonio Conten]. Ata janë të interesuar dhe më dëshirojnë. Kaq mund të them”.

Artikuj të ngjashëm