Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nagelsmann përballë Tedescos në duelin Bayern-Leipzig

Trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann, do të ribashkohet me shokun e tij Domenico Tedesco, në duelin që lideri i Bundesligës e luan kundër Leipzigut të shtunën, në orën 18:30. Ky ballafaqim i takon xhiros së 21-të të Bundesligës.

“Është gjithmonë e veçantë kur luan ndaj ish-klubit”, tha Nagelsmann, i cili ishte trajner i Leipzigut për dy vjet para se ta merrte drejtimin e Bayernit në fund të sezonit të kaluar.

Nagelsmann dhe Tedesco e njohin mirë njëri-tjetrin prej kohës te Hoffenheimi në vitet 2015 dhe 2016, kur konsideroheshin si trajnerë yje të futbollit gjerman.

Por tani Nagelsmann është favorit në takimin e së shtunës, pasi Bayerni është lider me gjashtë pikë më shumë se Dortmundi i vendit të dytë.

Leipzigu, ndërkohë synon ta zërë një pozitë në top-katërshe. Aktualisht është në pozitën e gjashtë me 31 pikë.

Edhe Bayernin e pret tjetër ndeshje e vështirë Sport Bayernin e pret tjetër ndeshje e vështirë

Leipzigu udhëton në Munich pa amerikanin Tyler Adams, që u lëndua të dielën në kualifikimet e Kupës së Botës kundër Kanadasë.

Bayerni është pa kanadezin Alphonso Davies, që ka probleme me muskujt e zemrës.

Por, ky nuk do të jetë i vetmi ballafaqim interesant i fundjavës. Të dielën, Dortmundi luan në shtëpi kundër Leverkusenit, pra vendi i dytë me të tretin.

Leverkuseni është tetë pikë prapa Dortmundit.

Edhe Leipzigu e Bayerni takohen në kryendeshjen e fundjavës Sport Leipzigu e Bayerni takohen në kryendeshjen e fundjavës

Në takimin Dortmund – Leverkusen do të lejohen të hyjnë në stadium 10 mijë tifozë.

Ndërkohë, rekord pritet të vendosë Manuel Neuer, i cili ka 309 fitore në Bundesligë. Edhe një fitore tjetër dhe do ta barazonte në këtë statistikë ish-portierin e Bayernit, Oliver Kahn.