Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nadali mposht Federerin për të arritur në finale të French Openit

Foto: Reuters

Rafael Nadal ka arritur ta mposhtë Roger Federerin për të arritur në finale të French Openit, për herë të 12 në karrierë.

Spanjolli njëherësh i dha fund serisë prej 5 humbjeve radhazi nga Federeri, transmeton Koha.net.

Nadal fitoi meçin e sotëm me rezultat 6-3, 6-4, dhe 6-2.

Tenisti spanjoll është jashtëzakonisht i suksesshëm në këtë turne, me 11 trofe të fituar deri më tani.

Në finale të French Openit ai do të përballet me fituesin e takimit ndërmjet Novak Gjokoviqit dhe Dominic Thiem.