Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Myrta largohet pas 14 vjetësh nga Vëllaznimi: Jam detyruar të marr këtë hap

Ish-kapiteni dhe mbrojtësi Yll Myrta po largohet nga Vëllaznimi për të vazhduar karrierën në një ekip tjetër, por pa dëshirën e tij.

Ai thotë se është i detyruar të largohet nga ekipi ku u rrit si futbollist dhe kaloi 14 vjet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Myrta thotë se tashmë ka marrë oferta nga disa skuadra, përfshirë këtu edhe të Superligës, të cilat po i shqyrton.

"Nuk kam më kontratë me Vëllaznimin dhe po largohem nga klubi ku i rrita për 14 vjet, pasi jam i detyruar të marr një hap të tillë. Besoj se brenda pak ditësh do të vendosi për të ardhmen time, pasi kam marrë disa oferta që po i shqyrtoj", ka thënë Myrta për Koha.net duke shtuar se do të jetë plotësisht i gatshëm për edicionin e ri.