Sulmuesi Fernando Llorente i ka dhënë fund karrierës aktive si futbollist në moshën 37-vjeçare. Llorente të enjten ka konfirmuar tërheqjen pas një karriere 19-vjeçare në nivelin profesionist dhe me suksese. Prej verës së vitit të shkuar, Llorente ishte pa klub dhe vendosi t’i varë këpucët në gozhdë.
Ai ka thënë se nuk ka ndonjë plan konkret për të ardhmen e tij, por do t’i përkushtohet sportit të padelit përpara se të vendosë nëse do t’i përkushtohet zejes së trajnerit.
Llorente gjatë karrierës ka luajtur për Athletic Bilbaon, Juventusin, sevillan, Sëansean, Tottenhamin, Napolin e Udinesen.
Ka fituar trofe me Juventusin dhe Bilbaon, ndërsa sukseset nuk i kanë munguar as me Spanjën, ku është shpallur kampion bote dhe evrope.