Kampioni italian Juventus, ka hyrë në garë me Inter për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Arsenalit, Shkodran Mustafi, raporton Tuttosport.
Mbrojtësi i ‘The Gunners’, kërkohet nga gjiganti italian si zëvendësim për Leonardo Bonucci, i cili më herët gjatë këtij afati kalimtar u largua në drejtim të Milan, transmeton kp.
Sipas mediave italiane, ‘Zonja e Vjetër’ do të bëjë shumë shpejtë ofertë në drejtim të londinezëve, dhe në marrëveshje mund të përfshihet edhe mbrojtësi i talentuar italian, Daniele Rugani.