Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi ka luajtur tërë ndeshjen sonte në fitoren 4:2 që Arsenali e shënoi në udhëtim ndaj Dundalkut, në xhiron e fundit të fazës grupore të Ligës së Evropës.
Edward Nketiah (12’), Mohamed Elneny (18’), Joseph Willock (67’) dhe Folarin Balogun (80’) shënuan për Arsenalin, ndërsa për Dundalkun realizuan Jordan Flores (22’) dhe Sean Hoare (85’).
Arsenali e ka përfunduar fazën grupore me pikë maksimale, 18 sosh. Në fazën nokaut ka kaluar edhe Molde, që i ka fituar 10 pikë. Rapidi i Vjenës ka dal i tretyi me shtatë pikë, ndërsa Dundalku ka mbetur pa pikë.
Në Grupin C, Bayer Leverkuseni u përballë me Slavia Pragën. Leverkuseni e fitoi ndeshjen me 4:0. Dy klubet e kishin siguruar kalimin në fazën nokaut qysh xhiron e kaluar. Leverkuseni ka përfunduar në vend të parë në grup me 15 pikë, tri më tepër se Slavia. Në grup ishin edhe Hapoel Beer Sheva e Nice.
Në Grupin E, PSV-ja dhe Granada kishin kaluar në fazën nokaut po ashtu xhiron e kaluar. PSV-ja fitoi sonte 4:0 ndaj Omonias, ndërsa Granada luajti pa gola në udhëtim me PAOK-un.