Mesfushori i Gjilanit, Besar Musolli, është lojtari më i mirë i xhiros së 34-t në Superligën e Kosovës në futboll. Kështu të paktën kanë vlerësuar lexuesit e “koha.net”.
Musolli ka shkëlqyer të dielën duke bërë tri asistime në fitoren 4:2 të Gjilanit ndaj Llapit në Podujevë.
Tri gola për Gjilanin i shënoi Blerim Krasniqi, por lexuesit e portalit e kanë vlerësuar Musollin më të mirin.
Pesë kandidatët i ka caktuar redaksia e sportit e KOHËS. Pos Musollit e Krasniqit kandidatë për lojtarë të xhiros ishin edhe Altik Muhaxhiri i Dukagjinit, Arbër Pira i Malishevës dhe Sadam Sulley i Prishtinës.
Më së shumti vota të lexuesve mori Musolli. Ai është më i miri i xhiros sipas vlersësimit të 38.3 për qind të atyre që votuan.