Reprezentuesi i Kosovës, Florent Muslija, është zyrtarizuar si përforcim i ri te klubi i Bundesligës 2 të Gjermanisë në futboll, Paderborn.
Muslija ka firmosur kontratë me Paderbornin deri më 30 qershor të vitit 2023, ndërsa ai do të mbajë fanellën me numër 30.
23-vjeçari i është bashkuar Paderbornit si lojtar i lirë, pasi ka shkëputur kontratën me Hannoverin.
“Florenti është një lojtar që ka përvojë në Bundesliga dhe Bundesliga 2. Me kreativitetin e tij ai rrit mundësitë në skuadrën tonë. Jemi të lumtur që Florenti i është bashkuar Paderbornit”, ka thënë drejtori sportiv i Paderbornit, Fabian Wohlgemuth për faqen zyrtare të klubit gjerman.
Artikuj të ngjashëm