Reprezentuesi i Kosovës, Florent Muslija ka rinovuar kontratën me Paderbornin, ekip që bën gara në Bundesligën 2. Paderborni të mërkurën ka njoftuar se ka vazhduar bashkëpunimin me 24-vjeçarin, i cili do të jetë pjesë e klubit përtej këtij sezoni, por nuk ka dhënë detaje tjera.
Muslija ka pasur kontratë me ekipin deri në fund të sezonit, por te Paderborni kanë dashur ta mbajnë më gjatë pas paraqitjeve të mira që i kishte këtë edicion.
Muslija ka shënuar tri gola dhe ka bërë po aq asistime në 22 paraqitje për Paderbornin deri më tani këtë edicion. Ai iu bashkua Paderbornit në fillim të këtij viti nga skuadra e Hannoverit.
Aktualisht, Paderborni është i gjashtë në kategorinë e dytë të Gjermanisë me 26 pikë të mbledhura, dhjetë më pak se lideri pas 17 xhirove të zhvilluara.