Mesfushori Florent Muslija ka vlerësuar se Kosova luajti mirë ndaj Irlandës së Veriut, por nënvizoi se duhet të përmirësohen në disa aspekte.
Kosova të shtunën në stadiumin e mbushur me tifozë, “Windsor Park”, u mposht me rezultatin 2:1 me përmbysje në fund.
“Na vjen keq që e humbëm lojën në fund. Kemi bërë ndeshje të mirë. Kemi mundur ta fitojmë lojën, por kështu e ka futbolli ndonjëherë. Ne do të vazhdojmë tutje. Nuk patëm mungesë koncentrimi. Shënuam për 1:0 dhe besoj se u lodhëm edhe ne. Në fund kemi lënë shumë hapësira për kundërshtarin. Këto gjëra duhet që ne si ekip t’i përmirësojmë”, tha Muslija.
“Pasi shënuam gol kishim sistemin e qëndrimit prapa, në defensivë për ta ruajtur rezultatin, apo ta shënonim edhe golin e dytë”, përfundoi ai.