Florent Muslija po vazhdon me paraqitje të mira te Kosova. Ai të martën shënoi golin e parë në fitoren e thellë ndaj Qipros.
“Jam i kënaqur që kemi fituar 5:1. Ishte fantastike. Jam i kënaqur që kam shënuar golin e parë. Kemi luajtur për vendin tonë”, ka thënë Muslija.
“Kemi luftuar më shumë sonte dhe kemi mundur të shënojmë edhe më shumë gola. Jam shumë i kënaqur”, ka shtuar mesfushori ofensiv.
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll të martën mbrëma në “Fadil Vokrri”, fitoi bindshëm, 5:1 ndaj Qipros. Futbollistët e Kosovës kanë dominuar plotësisht dhe paraqitjen impresive e kanë kurorëzuar me fitore të lartë.
Artikuj të ngjashëm