Florent Muslija ka pranuar se dominimi në fushë nuk ishte i mjaftueshëm ndaj Bjellorusisë. Sipas tij, në fund vlen vetëm rezultati.
“Kemi dhënë maksimumin. Kontributi ishte aty. Kemi humbur 1:0 dhe po ndihemi shumë keq. Shpresoj të fitojmë në ndeshjet tjera. Nuk besoj që kundërshtari ishte më i mirë se ne. Kundërshtari megjithatë shënoi e ne jo. Kjo është e rëndësishme në fund. Edhe unë kam pasur shumë raste dhe nuk kam realizuar. Në fund numërohet rezultati dhe ne humbëm 1:0”, ka thënë Muslija.
Ai ka folur edhe për mungesat e shumta.
“Pak baza e ekipit është prishur, por kemi shumë lojtarë të mirë në Kombëtare. Të rinjtë kanë luajtur shumë mirë, kanë dhënë maksimumin”, ka shtuar Muslija.
Ai shpreson që shpejtë të japë kontribut te Kosova me gola e asistime.