Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muslija vendimtar në fitoren e Paderbornit

Florent Muslija ka qenë vendimtar në fitoren e Paderbornit.

Paderborni të dielën mposhti në udhëtim Ingolstadtin me rezultatin 1:0, dhe golashënues ka qenë reprezentuesi i Kosovës, Muslija. Ai realizoi në minutën e 70-të të ndeshjes që i takoi xhiros së 30-të të rangut të dytë të futbollit gjerman.

Ai realizoi nga penalltia. Ishte goli i tij i pestë në Bundesliga 2 këtë sezon, ndërsa ka edhe dy asistime.

Muslija e kompletoi ndeshjen. Marvin Çuni ishte në bankën rezervë te Paderborni.

Visar Musliu e kompletoi ndeshjen te vendësit, kurse nga banka rezervë, Valmir Sulejmani u inkuadrua në minutën e 76-të.

Artikuj të ngjashëm