Paderborni ku luan futbollisti kosovar, Florent Muslija, ka kaluar në 1/8 e finales së Kupës së Gjermanisë.
Të mërkurën mbrëma, Paderborni e ka mposhtur Werder Bremenin pas ekzekutimit të penalltive me rezultatin 5:4.
Koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 2:2.
Florent Muslija hyri në lojë në minutën e 81-të. Ai shënoi penalltinë e tretë të Paderbornit.