Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, ka pësuar një gol pas tri ndeshjeve.
Muriq, i cili e mbajti portën e paprekur në duelet kundër Huddersfieldit, Blackpoolit dhe Wiganit, pranoi një gol në fitoren e Burnleyt në udhëtim te Hull City, 3:1, të mërkurën mbrëma.
Burnley e fitoi ndeshjen e xhiros së 37-të dhe është afër inkuadrimit në Premier League për sezonin tjetër.
Në portën e portierit shtatlartë të Kosovës shënoi mesfushori Ozan Tufan, me gjuajtje të fuqishme, në minutën e tretë të kohës shtesë.
Burnley ka 83 pikë në vendin e parë pas 37 ndeshjeve. Ka 13-të pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Sheffield United.
Edhe
Valencia interesohet për portierin e Kosovës
Muriq në 35 paraqitje në rangun e dytë të futbollit anglez ka pranuar 27 gola, ndërsa në 15 raste e ka mbajtur portën e paprekur.