Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muriqi mund të jetë i gatshëm në fundjavë

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, është afër shërimit nga lëndimi dhe mund të jetë i gatshëm për duelin e vikendit kundër Napolit.

Kështu ka raportuar të mërkurën mediumi italian “LaLazioSiamoNoi”.

Sulmuesi gjigant i Kosovës, 26-vjeçari Muriqi, që ka kontratë me “biancocelestët” deri në vitin 2025, pati ndrydhje të ligamentit në muajin e kaluar në fitoren 3:1 kundër Zenitit.

Ish-sulmuesi i Fenerbahçes ka stërvitur individualisht dhe po punon në shërimin e plotë të tij. Gjithçka do të bëhet e ditur brenda 48 orëve.

Muriqi ka qenë i pranishëm në tetë ndeshje në të gjitha garat në edicionin e ri, me totalin e 293 minutave. Ende nuk ka shënuar gol me fanellën e Lazios.