Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lëndohet Vedat Muriqi

Vedat Muriqi

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka pësuar lëndim muskulor dhe pritet t’i mungojë Mallorcas për tri deri në katër javë. Kështu ka raportuar të shtunën “Estadio Deportivo”.

Për skuadrën e Mallorcas, lëndimi i Muriqit nuk është lajm i mirë, pasi reprezentuesi i Kosovës është shumë i rëndësishëm për skuadrën në repartin ofensivë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Muriqi pritet ta humbasë ndeshjen ndaj Real Betisit që zhvillohet të hënën nga ora 21:00. Ai do të mungojë edhe disa ndeshje për shkak të lëndimit.

Muriqi në gjashtë ndeshje të zhvilluara këtë edicion ka një gol të shënuar dhe ka bërë një asistim.