Vedat Muriqi ishte titullar te Mallorca dhe e kompletoi ndeshjen që skuadra e humbi në udhëtim te Real Sociedadi të shtunën gjatë ditës.
Mallorca u mposht në udhëtim te Sociedadi me rezultatin 1:0.
Brais Mendez e realizoi golin e vetëm në këtë ndeshje, në minutën e 64-t.
Vendësve për pozitë jashtë loje iu anulua edhe goli i Mikel Oyarzabalit, tre minuta më vonë.
Sociedadi tani ka 18 pikë në dhjetë ndeshje, kurse Mallorca mbetet me tetë pikë.