Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muriqi e Mallorca mposhten në shtëpi

Vedat Muriqi ka kompletuar ndeshjen te Mallorca që megjithatë mbeti pa pikë në ndeshjen ndaj Real Sociedadit.

Të dielën mbrëma Mallorca e priti Sociedadin, ndërsa u mposht 2:1. Takimi ishte i vlefshëm për xhiron e 25-të të La Ligas.

Antonio Sanchez kaloi në epërsi Mallorcan që në minutën e katërt.

Takefusa Kubo në minutën e 38-të shënoi për 1:1.

Në fund të pjesës së parë Antonio Raillo i Mallorcas u përjashtua me të kuq.

Në pjesën e dytë Mallorca u mbajt, por vetëm deri në minutën e 93-të kur Mikel Merino shënoi golin e fitores 2:1 për Sociedadin.

Sociedadi është i gjashti me 40 pikë. Mallorca është në pozitën e 16-të me 23 pikë.

Artikuj të ngjashëm