Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, është kthyer në stërvitje dhe është i gatshëm për sfidën e fundjavës ndaj Napolit.
Ai pritet të jetë të paktën në bankën rezervë në sfidën e së dielës që zhvillohet në Stadio Olimpico.
Megjithatë, Lazio pritet të jetë pa Francesco Acerbin dhe Senad Luliqin, të cilët pritet të mungojnë të paktën deri pas ndeshjeve të Krishtlindjeve.
Derisa ka shpresë së gjithashtu mund të jenë në dispozicion për ndeshjen ndaj Napolit edhe Mohamed Fares dhe Lucas Leiva.