Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq ka qëndruar gjatë gjithë ndeshjes në portën e Willem II që siguroi një pikë të madhe në udhëtim ndaj Vitesses. Takimi u mbyll pa gola, 0:0. Te Vitesse gjatë tërë takimit luajti edhe sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja. Ndeshja mes Vitesses dhe Willem II u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së 27-të të elitës së futbollit të Holandës. Willem II zë vendin e 15-të me 22 pikë, ndërsa Vitesse në pozitën e katërt me 52 pikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
-
21 mars 2021 18:04
-
Shpërndaje në: