Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muriel barazon rekordin e Matrit

Luis Muriel - Atalanta

Sulmuesi i Atalantas, Luis Muriel ka arritur ta barazojë rekordin e Alessandro Matrit për gola të shënuar si rezervist në Serie A.

Kolumbiani ishte zëvendësues në humbjen 2:1 të dielën ndaj Sassuolos, por ishte hera e 25-të që Muriel shënoi në Serie A si zëvendësues.

Me golin e shënuar të dielën, Muriel barazoi rekordin e vendosur më parë nga Alessandro Matri. Muriel ka shënuar 84 gola në 275 ndeshje në Serie A, 25 prej tyre pasi ishte inkuadruar në fushë nga stol. Matri, i cili tani është 37 vjeç, u pensionua në vitin 2020 me 92 gola të shënuar në 346 ndeshje në Serie A. Muriel po kërkohet nga skuadrat e mëdha të Italisë.