Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave, Agron Shabani ka publikuar listën e lojtareve për ndeshjet kualifikuese në Austri, ka njoftuar të hënën Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK).
Pasi nuk luajti ndeshje vitin e kaluar si pasojë e anulimit të garave për shkak të koronavirusit, Kosova tani do të paraqitet në fazën e parë kualifikuese për Botërorin 2021.
Kosova bën pjesë në grupin e katërt së bashku me Austrinë dhe Italinë. Ndeshjen me Austrinë do të luhet më 19 mars kurse ajo me Italinë një ditë më vonë (20 mars). Të dy duelet do të luhen në Austri kurse dy ekipet e para do të avancojnë tutje.
Përzgjedhësi Shabani në këto ndeshje nuk do të mund të llogarit në shumë lojtare kryesore, të cilat mungojnë për shkak të lëndimeve: Leonora Demaj, Albana Arifi, Njoma Zogaj, Pashke Marku e Sara Rexhepi. Ndërkohë, për herë të parë është ftuar Mërgime Bytyqi. Grumbullimi i Kosovës do të nis më 12 mars kurse pjesë e listës së përzgjedhësit Shabani, janë: Njomza Kelmendi, Elma Kameri, Mirela Gjikokaj, Yllka Shatri, Fitore Aliu, Arlinda Hajdari, Albina Rugova, Aurora Shehadi, Aida Stagova, Kristina Ukaj, Veronika Kastrati, Mirjeta Bytyqi, Marigona Hajdari, Mërgime Bytyqi, Suzana Ujkiq e Meltem Ylberi.
-
Hendbollistet me mungesa, por me motiv për paraqitje të mira në kualifikimet e Botërorit 2021
-
Mungesa të shumta te Kosova për ndeshjet me Francën e Kroacinë
-
Tri hendbolliste të reja dhe tri të kthyera për ndeshjet vendimtare me Finlandën
-
Shpallet lista e Kosovës për ndeshjet me Ukrainën
-
Hendbollistet e Kosovës synojnë kalim tutje në kualifikimet e Botërorit