Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muller mund të bëhet drejtor te skuadra e Shaqirit

Patrick Muller i ka zhvilluar 219 ndeshje për Lyonin, më shumë se çdo lojtar tjetër. Dhe tani ish-reprezentuesi i Zvicrës pritet të rikthehet te klubi francez.

Vendin e Juninhos si drejtor sportiv te kjo skuadrë pritet ta zë Mulleri.

49-vjeçari Juninho u tërhoq nga ky post ditë më parë.

“L’Equipe” shkruan se klubi i 30-vjeçarit Xherdan Shaqiri, po e sheh Mullerin si zëvendësues të brazilianit. Kandidat për këtë post sipas gazetës franceze janë edhe Sidney Govou dhe Jean-Marc Canelet.