Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shaqiri pritet t’i bashkohet sërish Luganos në stërvitje

Xherdan Shaqiri pritet t’i bashkohet sërish Luganos në stërvitje. Kështu ka raportuar të enjten “Blick”. Gazeta e madhe zvicerane ka raportuar se Shaqiri mund t’i bashkohet klubit zviceran, ashtu si para Botërorit të vitit të kaluar.

Lugano është në pronësi të sipërmarrësit amerikan Joe Mansueto, që po ashtu është pronar i Chicago Fire. Shaqiri ka përfunduar kampionatin me Chicago Fire dhe i duhet ta mbaj formën për shkak të ndeshjeve kualfiikuese të Zvicrës për “Euro 2024”. 32-vjeçari në 28 ndeshje në kampionatin MLS të SHBA-ve ka shënuar pesë gola dhe ka kontribuar me katër asistime. Ai nuk siguroi me Chicagon plejofin në MLS.