Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mulaj: E mendova vetëm Superligën

“E mendova vetëm Superligën dhe asgjë tjetër”, ka theksuar pas ndeshjes sulmuesi i krahut të djathtë i Dukagjinit, Erblind Mulaj, i cili e realizoi penalltinë vendimtare kundër Trepçës ’89.

Penalltia e shënuar nga Mulaj e kthen Dukagjinin në Superligë pas një viti mungesë. Dukagjini fitoi 4:3 kundër Trepçës ’89 të premten, pas ekzekutimit të penalltive.

“Emocion i jashtëzakonshëm. Kemi sakrifikuar shumë, kishim finalen e Kupës, lojën me Flamurtarin. Në fund na u shpërblye mundi. Falënderoj trajnerin, lojtarët dhe kryesinë e klubit. Mendja më ka shkuar që vetëm do të shënojë dhe do të shkojmë në Superligë. Nuk kam menduar asgjë tjetër. Ndihem shumë i lumtur. Pa shokë, pa shtabin teknik, pa trajnerin Armend Dallku, normal që do të ishte e vështirë. Superliga është kategori më e fortë, duhet organizim më i mirë. Do të përgatitemi mirë”, theksoi Mulaj.