Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku është shprehur i lumtur me rikthimin në Superligë.
Ky i fundit ka përgëzuar lojtarët për paraqitjen në ndeshjen ndaj Trepçës ’89.
“Qyteti i Klinës e ka meritu Superligën., Kemi luftuar fort në dy fronte dhe nuk jemi doërzuar. Kemi bërë një lojë të zgjuar dhe me angazhimin e lojtarëve besoj që e kemi merituar Superligën. Dua të falënderoj lojtarët për atë se çfarë treguan në këtë ndeshje”, deklaroi Dallku.