Arbnor Muja është kthyer nga lëndimi i shpatullës që e la atë jashtë fushës së gjelbër në tri ndeshjet e fundit dhe ka qenë vendimtar në kualifikimin e Antwerpit në finale të Kupës së Belgjikës.
Antwerpi të enjten mbrëma e eliminoi në gjysmëfinale të Kupës skuadrën Royale Union SG pas ekzekutimit të penalltive me rezultatin 4:3.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKoha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën me rezultatin 1:0 në të mirë të vendësve. Royale Unioni kishte fituar 1:0 në ndeshjen e parë. Muja u inkuadrua në minutën e 106-të të ndeshjes.
Ai e shënoi penalltinë e dytë. Muja me Antwerpin në elitën e futbollit belg ka dy gola e një asistim të realizuar. Një gol e një asistim në katër ndeshje ka realizuar edhe në Kupën e Belgjikës.
Antwerpi në finale do të luajë kundër Mechelenit. Finalja luhet më 30 prill në “King Baudoin Stadium”.