Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muja ia siguron fitoren Antwerpit me një supergol

Arbnor Muja

Arbnor Muja ka qenë vendimtar të dielën për Antwerpin e Belgjikës. Sulmuesi i krahut shënoi golin e vetëm në fitoren e Antwerpit në shtëpi ndaj Kortrijkut.

Kjo ndeshje i ka takuar javës së 33-të të elitës së futbollit të Belgjikës. Për sulmuesin 24-vjeçar të Kosovës është goli i tretë i shënuar në 20 ndeshje në Belgjikë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka kontribuar edhe me tri asistime. Muja u paraqit në ndeshjen ndaj Kortrijkut deri në fund. Antwerpi zë vendin e tretë me 69 pikë, kurse Kortrijku në vendin e 14-të me 31 pikë.