Dy vjet pasi pësoi humbje nga Serena Williams, Garbine Muguruza arrin ta rrëmbejë titullin e parë në Wimbledon, duke e mposhtur në finale motrën e Serenas, Venusin, shkruan The Guardian.
Spanjollja e mposhti amerikanen me rezultat 7-5, 6-0 në një ndeshje që zgjati 1 orë e 17 minuta, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas triumfit Muguruza ka thënë se është rritur duke e shikuar duke luajtur 37 vjeçaren, Venus Williamsin, për të cilën thotë se është një teniste e shkëlqyeshme.
“Ajo është një teniste e pabesueshme. Jam rritur duke e shikuar atë duke luajtur, prandaj është e mrekullueshme të luaj në finale kundër saj. Sigurisht jam nervoze, gjithmonë kam ëndërruar të jem këtu. Seti i parë ishte shumë i vështirë, të dyja kishim shumë raste. Dy vite më parë Serena më kishte thënë se një ditë do të fitoja, dhe ja ku jam”, është shprehur Muguruza.