Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muchova befason Bartyn, arrin në gjysmëfinale të “Australian Open”

Karolina Muchova e ka befasuar tenisten numër një në botë, Ashleigh Barty, duke arritur në gjysmëfinale të turneut Grand Slam “Australian Open”.

Për çeken është hera e parë që arrin në një gjysmëfinale të një Grand Slami. Muchova e mposhti australianen Barty me rezultatin 1:6, 6:3 dhe 6:2.

Muchova në gjysmëfinale do të përballet me amerikanen Jennifer Brady, e cila triumfoi ndaj Jessica Pegulas.

Në gjysmëfinale në “Australian Open” për herë të parë ka arritur edhe tenisti rus Daniil Medvedev. Ai e mposhti bashkëkombasin e tij Andrey Rublev me 3:0 në sete (7:5, 6:3 dhe 6:2).

Në gjysmëfinale e pret fituesin e duelit mes Rafael Nadalit dhe Stefanos Tsitsipasit.

Artikuj të ngjashëm