Deri vetëm pak ditë më parë, largimi i Harry Maguire nga Manchester United dukej si një mision i pamundur, por gjërat kanë ndryshuar plotësisht dhe mbrojtësi anglez është në prag të largimit.
Mbrojtësi më i shtrenjtë në histori humbi vendin në formacionin startues me ardhjen e Erik ten Haag në pankinë dhe startoi vetëm tetë ndeshje në Premier League sezonin e kaluar.
Ai sulmohet vazhdimisht nga tifozët për ndeshjet jo të mira që bën, por për shkak të rrogës së lartë askush nuk ka dashur ta blejë.
Por gjërat ndryshuan dje kur Declan Rice u bë lojtar i ri i Arsenalit.
West Ham fitoi 123 milionë euro, dhe tani ata duan të investojnë një pjesë të këtyre parave në Maguire dhe t'i japin atij një shans për të treguar se ende vlen.
Edhe
Maguire vazhdon me Unitedin
Manchester United kërkon rreth 45 milionë euro për Maguire, për të cilën West Ham është gati të pranojë dhe tashmë pengesa e vetme e transferimit mbetet paga e Maguires.
Maguire aktualisht merr 12 milionë euro në vit dhe do të duhet të pranojë një pagë më të ulët në West Ham. Sipas mediave angleze, Maguire dëshiron aq shumë të largohet nga United, saqë ka shumë gjasa që të pranojë një pagë më të ulët dhe të largohet pas katër vjetësh nga Old Trafford.