Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Moutinho transferohet në Premier Ligë

Futbollisti portugez është larguar nga Monaco për të nisur një aventurë të re në Angli.

Një tjetër futbollist nga Portugalia nënshkruan me Wolverhampton Wanderers.

Skuadra e rikthyer këtë vit në Premier Ligë që drejtohet nga ish-trajneri i Valencias

Nuno Espirito Santo ka nënshkruar me mesfushorin e përfaqësues portugeze Joao Moutinho, transmeton ksp.

31-vjeçari ka lënë përfundimisht Monacon për tu bashkuar me Wolves duke nënshkruar një kontratë dy-vjeçare me skuadrën angleze.

Për blerjen e Moutinhos, Wolves i kanë paguar Monacos, 5.6 milionë euro. Moutinho transferohet në Premier Ligë.