Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wolverhamptoni është kthyer në një mini-Portugali

Ndikimi portugez po rritet edhe më shumë te skuadra e Wolverhamptonit në prag të edicionit 2018/19, ku do të luajë në Premier League.

Ditë më parë, Wolverhamptoni ka prezantuar mesfushorin Joao Moutinho, të cilin e transferoi nga skuadra e Monacos, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”. Moutinho është portugezi i katërt që skuadra angleze e zyrtarizoi gjatë kësaj vere pas Rui Patricios, Ruben Vinagres e Diogo Jotas.

Aktualisht, numri i lojtarëve portugezë te Wolverhamptoni është shtatë, sa i ka edhe skuadra më e madhe e Portugalisë, Porto, që është edhe kampione në fuqi. Megjithatë, gjatë javëve në vazhdim te Wolverhaptoni po pritet të shtohen edhe dy portugezë të tjerë, pasi klubi është në negociata me qendërmbrojtësin Pepe dhe sulmuesin Andre Silva.

Nëse zyrtarizohen edhe këta dy, atëherë Wolverhamptoni në edicionin e ri do të ketë nëntë lojtarë nga Portugalia në radhët e veta. E veçanta te Wolverhamptoni është se në ekip është edhe një portugez tjetër, bëhet fjalë për trajnerin Nuno Espirito Santo.

Në bazë të këtyre, Wolverhamptoni është shndërruar në një mini-Portugali falë agjentit të njohur nga Portugalia, Jorge Mendes, që është këshilltar i pronarit të klubit Jeff Shi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm