Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho synon tjetër finale evropiane

Jose Mourinho në krye të skuadrës së Romës do të takohet me Leicester Cityn në Ligën e Konferencës të enjten, në gjysmëfinalen kthyese.

Trajneri portugez e synon edhe një tjetër finale në gara evropiane në karrierën e tij.

“Giallorossët” morën barazim 1:1 në “King Power Stadium” javën e kaluar, dhe tani i pret “dhelprat” të enjten mbrëma në “Olimpico”.

Mourinho është në kërkim të finales së tetë evropiane në karrierën e tij, ndërsa tifozët e Romës shpresojnë në trofeun e parë që prej vitit 2008.

“I veçanti” Mourinho shkoi në finalen e tij të parë evropiane në vitin 2003 si trajner i Portos, pasi mposhti Celticun 3:0 në Kupën e UEFA-s.

Disa muaj më vonë, ai u mposht 1:0 në finalen e Superkupës së Evropës, por u revanshua në fund të sezonit duke e fituar Ligën e Kampionëve me Porton.

Edhe Perezi bisedon personalisht me Mourinhon Futboll 2 muaj më parë Perezi bisedon personalisht me Mourinhon

Ai e ngriti trofeun e Ligës së Kampionëve edhe në vitin 2010 me Interin. Madje në atë vit e fitoi “tripletën”.

Tre vjet më vonë, ai humbi tjetër finale të Superkupës së Evropës, në penallti nga Bayern Munichu, kur i riu Romelu Lukaku në atë kohë humbi penalltinë vendimtare.

Hera e fundit kur ngriti trofe të Evropës ishte edicioni 2016/17, kur Manchester Unitedi e fitoi Ligën e Evropës. Por në finalen e Superkupës së Evropës, skuadra e tij u mposht 2:1 nga fituesi i Ligës së Kampionëve, Real Madrid.