Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho suspendohet për dy ndeshje

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, është dënuar me dy ndeshje moskryerje të detyrës për fyerje ndaj arbitrit. Incidenti ndodhi gjatë ndeshjes që Roma e zhvilloi kundër Veronas në “Stadio Olimpico” fundjavën e shkuar. Pas ofendimit, Mourinho u përjashtua nga fusha.

Ai ishte parë duke imituar një telefonatë për gjyqtarin Luca Pairetto, i cili është djali i ish-arbitrit Pierluigi Pairetto, i përfshirë në hetimin e “Calciopolit” në vitin 2006. Prandaj, gjesti telefonik u pa si një referencë e drejtpërdrejtë për skandalin “Calciopoli”. Komisioni disiplinor dënoi Mourinhon me dy ndeshje, e po ashtu edhe me 20 mijë euro, ndërsa drejtorin Tiago Pinton e suspendoi deri më 8 mars.

Artikuj të ngjashëm