Trajneri i Romës, portugezi Jose Mourinho, mund të suspendohet të paktën me tri ndeshje për shkak se i tha arbitrit Luca Pairetto: “Juventusi të ka dërguar”.
Portugezi në ndeshjen e fundit të Romës, në të cilën barazoi me Veronan (2:2), u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e dytë.
Mourinho e humbi durimin për shkak të minutave shtesë duke bërë gjeste ndaj arbitrit kryesor të ndeshjes. Në fakt, fjalët e tij për arbitrin ishin “ata të kanë dërguar me qëllim këtu, Juventusi të ka dërguar”.
Roma dhe Juventusi po luftojnë për pozitën e katërt këtë sezon, ndërsa vëllai i arbitrit Pairetto, Roberto, punon për Juventusin tashmë tetë vjet. Arbitri Pairetto është ndër arbitrat më me përvojë në Serie A pasi deri më tani ka ndarë drejtësinë në 92 ndeshje të këtij kampionati.