Kanë mbetur më pak se dy javë para fillimit të kampionatit italian, ndërsa klubi dhe trajneri Jose Mourinho kanë vendosur t’i komunikojnë Justin Kluivertin dhe Riccardo Calafiorin se nuk janë në planet e tyre për të ardhmen.
Roma është duke punuar në detajet e fundit për të siguruar Georginio Wijnaldumin nga Paris Saint-Germani. Kluivert pritet t’i bashkohet Fulhamit në Premier League. Ai së fundi ishte huazuar te Nice, ndërsa Calafiori te Genoa.
Për Calafiorin interesim kanë shprehur Cremonese, Baseli dhe Zuerichu.
Artikuj të ngjashëm