Jose Mourinho po synon të përforcojë ekipin e Romës gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas “Calciomercatos” trajneri portugez po synon transferimin e mbrojtësi të Liveproolit, Kostas Tsimikas.
Mbrojtësi i krahut të majtë nuk po ka hapësira të mjaftueshme në formacionin bazë të trajnerit Jurgen Klopp.
Këtë situatë po mundohet ta shfrytëzojë ekipi italian për ta bindur grekun të transferohet në Serie A.
Klubi italian do të nis bisedimet edhe me Liverpoolin për të parë situatën e lojtarit.
25-vjeçari ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2025.