Mesfushori i Juventusit, Arthur Melo, pritet që karrierën ta vazhdojë në Angli. “Calciomercatoweb” ka raportuar të martën se braziliani sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet Liverpoolit.
Bëhet e ditur se Liverpooli ka kohë që është në negociata me Juventusin për 25-vjeçarin, i cili nuk bën pjesë në planet e klubit italian. Për kartonin e Arthurit thuhet se Liverpooli ka ofruar mbrojtësin grek Konstantinos Tsimikas, i cili pëlqehet nga trajneri Massimiliano Allegri.
Të dy lojtarët kanë kontrata deri në vitin 2025, ndërsa Tsimikas këtë edicion ka dy paraqitje për Liverpoolin në Premier League.