Juergen Klopp ka thënë se është “shumë i lumtur” që Arthur Melo i është bashkuar grupit të Liverpoolit në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Ai shtoi se beson shumë që braziliani ka potencial, pavarësisht se te Juventusi pati periudhë dëshpëruese në paraqitje.
“Shumë i lumtur për këtë transferim. Ai është futbollist shumë i mirë. Ka pasur karrierë të mirë deri tani dhe është shumë i ri. Ai i jep ritëm lojës, është pasues i mirë i topit dhe ka shpejtësi e siguri me topin. Më pëlqen shumë. Nuk funksionoi te Juventusi, por shoh diçka pozitive sepse potencialin ende e ka. Ne luajmë ndryshe nga Juventusi dhe mendoj se do të përshtatet mirë”, ka thënë tekniku gjerman të premten, shkruan “Sky Sport”.
Artikuj të ngjashëm