Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho i zhgënjyer me Pereiran

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, është shprehur i zhgënjyer me vendimin e Andreas Pereiras që të huazohet te Valencia.

Pereira ka shkëlqyer në tureun parasezonal në Amerikë dhe mendohej se gjatë sezonit të ri do të luftonte për një vend në formacionin e Mourinhos.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mesfushori nuk është përfshirë në formacionin e Unitedit për ndeshjet e para në Premier Ligë dhe vendosi që të kalonte te Valencia në formë huazimi.

Mourinho ka thënë se “ishte zgjedhje personale” e Pereiras, ndërsa portugezi ka refuzuar të fshehë zhgënjimin me vendimin e brazilianit.

“Ishte vendim personal me të cilin nuk pajtohem, vendim që nuk besoj se ishte i mirë për të, vendim që më zhgënjen”, ka thënë Mourinho në konferencën për media.

“Ai ka potencial që të luftojë për pozitë, kishte mundësi që të jetë lojtar i Manchester Unitedit. Vendimi i tij mund të konsiderohet si i një lojtari të ri që kërkon të luajë çdo vikend, por edhe i një lojtari që nuk është gati të luftojë për diçka të veçantë dhe është e veçantë të luash në mesfushën e Manchester Unitedit”, ka shtuar portugezi.

“Duhet të jeni gati për pozitë dhe jam i zhgënjyer me largimin e tij. Por ishte vendim i tij. Unë ia hap derën, ai ka kontratë afatgjate këtu. Kemi mundësinë ta rikthejmë në janar, prandaj nuk është dramë, por vendimi i tij më ka zhgënjyer paksa”.